LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë për Maqedoni: Bojkoti do të fitojë

Të rinjtë për Maqedoni: Bojkoti do të fitojë

Nëpërmjet një kumtese nga “Të rinjtë për Maqedoni” thonë se “Filloi fushata “për”, fushatë e cila e çon popullin maqedonas të kryejë vetëvrasje!”.

Ata thonë se vlerësohet se Qeveria do të shpenzojë mbi 20 milionë euro para shtetërore që të bind qytetarët se duhet të ndryshojnë emrin. Sipas tyre, Qeveria që në fillim i keqpërdor institucionet shtetërore, administratën publike dhe financimin shtetëror për fushatën, dhe dihet se si do të shkojë fushata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pa dallim, të gjithë e dimë se bojkotimi i referendumit do të fitojë”, thonë nga “Të rinjtë për Maqedoni” duke shtuar se ndryshimin e emrit nuk do ta lejojnë./Telegrafi/