LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i Ebolas që mbyti 75 persona gjatë muajit të fundit në Kongo, ka ‘potencial të jetë më i ashpri ndonjëherë’ (Foto)

Shpërthimi i Ebolas që mbyti 75 persona gjatë muajit të fundit në Kongo, ka ‘potencial të jetë më i ashpri ndonjëherë’ (Foto)

Brenda një muaji, prej se ka shpërthyer Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, kanë vdekur 75 persona, ndërsa ekspertët pretendojnë se ‘potenciali i sëmundjes, mund të jetë më i ashpri që është parë ndonjëherë’.

Një agjenci që i përgjigjet krizave humanitare, frikësohet se pandemia është edhe më e keqe se ajo e vitit 2011 që la 11 mijë të vdekur dhe shkatërroi Afrikën Perëndimore, transmeton Telegrafi.


“Hulumtimet e fundit, tregojnë se gjendja është alarmante, pasi sëmundja ka rrezikshmëri të lartë, me kushte të përkryera të përhapjes” thuhet në raportin e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Zonat ku është përhapur Ebola

Punonjësit shëndetësorë po punojnë në turne të shtuara, që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes që besohet se i ka prekur 111 persona, në pjesën lindore të republikës, që është në kufi me Ugandën.

Barnat eksperimentale tashmë janë dërguar në atë zonë, që të trajtojnë këtë virus që po konsiderohet nga patologët si më vdekjeprurësi që ekziston. Virusologët po përsërisin se situata është ‘vështirë e kontrollueshme’ pasi është përhapur në një zonë konfliktesh, ku bredhin milicë të armatosur.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konfirmuan potencialin e sëmundjes, ndërsa thanë se punonjësit e organizatës, nuk po mund të hynë në epiqendrën shpërthimit që ndodhet në qytetin Mangina, për shkaqe sigurie.

“Po që se vetëm një rast është i fshehur në zonën e kuqe dhe nuk trajtohet, është rrezik. Sikur një shkëndijë e vogël që rri fshehur dhe mund të shkaktojë zjarr” thuhet në raportin e OBSh-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori