LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një 29 vjeçar në Prishtinë, policia arreston një femër

Plagoset një 29 vjeçar në Prishtinë, policia arreston një femër
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në orën 03:05 minuta,  në lagjen Kodra e diellit në Prishtinë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në vendngjarje  policia ka konstatuar se; A.Gj. mashkull, 29 vjeç, shtetas Kosovar,  ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.


Ndërkohë që puna e hetuesve policor ka vazhduar  dhe deri tani ka rezultuar me identifikimin e dy personave  të dyshuar prej të cilëve një është arrestuar.

Personi i arrestuar: A.D.  femër , 30 vjeç, shtetase Kosovare, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia bashkërisht me prokurorinë përkatëse  po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori