LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë fillon fushatën për referendumin e 30 shtatorit, fton opozitën të merr pjesë (Video)

Qeveria e Maqedonisë fillon fushatën për referendumin e 30 shtatorit, fton opozitën të merr pjesë (Video)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, së bashku me anëtarët tjerë të qeverisë dhe përfaqësues të partive politike të cilat janë deklaruar për mbështetje të referendumit, sot kanë filluar fushatën për siç thonë, njoftimin e qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë.

Zoran Zaev tha se qëllimi i fushatës është që të njoftojë qytetarët për dobitë që sjell marrëveshja me Greqinë dhe referendumi i suksesshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Së bashku do të forcojmë trashëgiminë, dhe do të fitojmë perspektivë si anëtarë të NATO-s. Referendumi në Maqedoni do të mbahet me konsensus, sikur referendumi për pavarësi. Koha është që Maqedonia të shkojë më shpejtë drejt rrugës së drejtë. Debati në shoqëri është i rëndësishëm, por duhet të ngritet mbi përgjegjësinë e vendimit. E ardhmja e fëmijëve tanë është më e rëndësishme se çdo parti politike. Kjo është mundësi historike, që së bashku të shkojmë në etapën tonë të fundit në Evropë. Na kritikoni për marrëveshjen me Greqinë, por mos e lëshoni këtë mundësi që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës. Unë çdo herë kam vlerësuar kritikën konstruktive”, tha mes tjerash Zaev.


Ai ju bëri thirrje edhe Mickoskit edhe OBRM-PDUKM-së që të mbështesin referendumin, duke shtuar se Evropa dhe NATO janë mbi partitë politike.

“Sot fillojmë fushatën me të cilën do të informojmë qytetarët për dobitë për marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO. Së bashku mund të kemi dobi nga këto veprime. Nuk janë dobi që do të jenë me kohë të caktuara, por do t’i ndjejë çdo familje. Qasja në tregun e Evropës do të jetë më i lehtë, që do të thotë se bizneset do të kenë mundësi për zhvillim më të madh”, shtoi Zaev.

Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se nga referendumi dhe marrëveshja me Greqinë do të përfitojnë shteti dhe gjithë qytetarët.

“Vendi jonë dhe shoqëria jonë gjendet para momentit kur duhet guxim dhe vendosmëri. Ju ftojmë të votono për NATO dhe BE. Referendumi është për shoqëri më demokratike me sundim të rendit dhe ligjit, si dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori