Si snajperist dhe anëtar i njësisë elitare të ushtrisë amerikane Navy Seal, Brandon Webb, ka luftuar na Afganistan dhe Irak, shkruan Business Insider.
Ka trajnuar Chris Kyle, snajperistin të cilin e portretizon regjisori amerikan Clint Eastwood në filmin “American Sniper”, transmeton Telegrafi.
Gjatë karrierës ushtarake, është përballur me rreziqe që civilët zor se mund t’ju mbijetojnë. Megjithatë, Webb, thotë se këto skena horrori të luftës nuk kanë qenë frika e tij më e madhe – ai i frikësohej më shumë mos suksesit dhe humbjes së familjes.
Dhe kështu ky ushtarak u shndërrua në shkrimtar dhe njëherit autorit i librit bestseller, shef i kompanisë që vlen miliona dollarë, ndërmarrës që miq të ngushtë i ka astronautët, miliarderët dhe politikanët.
Para të gjitha këtyre, Webb kishte menduar të kryej vetëvrasje duke kërcyer nga ura. Pasi kishte braktisur ushtrinë, biznesi i parë i kishte dështuar dhe të gjitha paratë që i kishte kursyer i kishte humbur, dhe si rezultat u shkatërrua edhe martesa, që më së shumti e kishte e goditur.
“Nuk kam qenë në terren për më shumë se pestë vite, gjatë atyre viteve fillova një biznes në të cilin investova paratë që i kishte kursyer gjatë gjithë jetës. Por gjithçka shkoi keq, më braktisi edhe gruaja e cila me vete i mori edhe tre fëmijë tanë”, ka deklaruar Webb.
“Dikush frikësohet nga lëndimet, vdekja, fluturimi apo rrëzimi, por asnjë nga këto mua nuk më kanë trembur. Tërë ditën mund t’ju flasë për bomba dhe plumba, apo netët në burgjet irakiane. Por, ajo çfarë më ka ndodhur mua ka qenë shumë më e zezë”, ka shkruar Webb në librin e tij, megjithatë ai arriti të ngritet në këmbë.
“Mbyllesha në dhomën e marrë me qira dhe mendoja në veçanti për martesën e dështuar, që assesi nuk mund të pajtohesha me këtë fakt. Për një kohë të gjatë kemi qenë bashkë, ajo gjithmonë më ka qëndruar pranë derisa isha në akademi duke u trajnuar për snajsperist, por dashuria jonë nuk i mbijetoi sfidave të shumta. Kam menduar disa herë të kërcej nga ura, por nuk arrija ta gjeja forcën që një gjë të tillë t’ua bëjë këtë fëmijëve. Kështu një ditë fillova të kontaktoj gjithë miqtë, dhe vendosa të kujdesem më shumë për veten dhe të gjej një punë të mirë. Gjeta një punë që paguhej mirë në një kompani konsulente që bashkëpunonte me ushtrinë. Fitova shuma të majme të parave, dhe kështu fillova t’i kthej borxhet. Për një kohë të shkurtër arrita të bëhem shef i një departamenti, ku pata rastin të takohem me njerëz të ri”, ka shtuar Webb.
Ai pranoi se me ish-gruan vazhduan të mbajnë kontakte dhe t’i rrisin fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme, që për të janë më të rëndësishmit në botë.
Ai filloi të merret edhe me start-up dhe pas disa viteve kompania e tij vlente 15 milionë dollarë, kurse sot shumë herë më shumë. Sipas tij e gjitha çfarë ka bërë ia ka vlejtur për faktin se është ballafaquar me frikën. Sot kohën e lirë e kalon me njerëz të profileve të ndryshme nga astronaut e deri te politikanët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Dorëzohet xhandarmëria serbe, fermerët lejohen të protestojnë në Novi Sad
Trump komenton sjelljet e çuditshme dhe përshëndetjet naziste të Musk
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova