LAJMI I FUNDIT:

DASHURIA IME

DASHURIA IME

Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Rozana Belli

Dashuria ime ti
kumbulla ime jeshile
unë jam bërthama burgosur brenda teje
në burg ditët kalojnë rëndë, thonë,
s’ka gjë, unë heq dorë nga liria
mjafton të mos ma lësh shpirtin si një fëmijë jetim
për më tepër ky shpirt pa ty
për zemrën time është i rëndë
ngrije atë ballë të puthshëm dhe më shiko mua
a e sheh trëndafili im
vetëm sytë nuk më kanë ndryshuar
vetëm sytë
çelin e çelin sytë e trëndafilit tim
pishnaja të gjelbra brenda tyre
zgjimet më të freskëta
kalojnë nëpër dhomën tonë
kur jemi bashkë trëndafili im
paqja ime, shpëtimi im, fidani im
sy vatani im.