LAJMI I FUNDIT:

Amdi Bajram: Romët do të dalin në referendum

Amdi Bajram: Romët do të dalin në referendum

Deputeti i shumicës parlamentare dhe përfaqësues i komunitetit rom në Maqedoni, Amdi Bajram dje ka marrë pjesë në takimin e liderëve që do të dalin në referendum, takim ky i organizuar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Prezenca ime tregon gjithçka, mbi 90% e romëve do të dalin në referendum. Ne romët gjithnjë kemi qenë për Maqedoninë, kështu do të jetë edhe tani”

Komuniteti rom në Maqedoni zyrtarisht sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2002 përbën 2.7% të popullatës në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut. /Telegrafi/