Rreth 30 subjekte politike u mblodhën sonte në thirrje për qytetarët për një rezultat pozitiv të referendumit dhe për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, duke pranuar disa parime të përbashkëta. Partitë politike kanë rënë dakord të nxisin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “por” në referendumin e ardhshëm, i cili do të mbahet më 30 shtator, njoftuan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
Janë unanimë, siç citohet, se qëllimet strategjike Maqedonia mund t’i arrijë vetëm nëpërmjet anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët dhe vendi do të kenë përfitime të ndjeshme nga integrimet euroatlantike të vendit.
Partitë politike që janë bashkuar sonte për parimet themelore bien dakord se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Partitë konsiderojnë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote duhet të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të votojë “pro” në referendumin e ardhshëm. Siç është rënë dakord në takim partitë e ruajnë të drejtën që të zhvillojnë komunikime publike në lidhje me referendumin të cilat mund të jenë individuale dhe të pavarura apo si pjesë e koalicioneve të tjera dhe fushatave të tjera, thuhet në njoftim.
Në fjalimin drejtuar të pranishmëve në takimin e sotëm, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev tha se duke zgjidhur çështjen dypalëshe me Greqinë, nuk ka më çështje të hapur me fqinjët dhe se kjo e hap të ardhmen për qytetarët e vendit tonë dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.
“Suksesi i referendumit do të thotë që të ndërtojmë një Maqedoni Evropiane. Jam i bindur se shumica e qytetarëve që ne përfaqësojmë dhe që na kanë besuar përgjegjësinë për të udhëhequr vendin do të përmbushin detyrën e tyre qytetare, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja thonë se partitë mbeten të hapura që në këtë lëvizje mbipartiake të përfshihen edhe parti të tjera politike, qytetarë, shoqata civile apo organizata të tjera që pranojnë të ftojnë qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendumin e ardhshëm, duke mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. /Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-2-380x233.png)
Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën
![Borrell ua dorëzon vendeve të BE-së raportin për masat ndaj Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/borrell-380x233.jpg)
Borrell ua dorëzon vendeve të BE-së raportin për masat ndaj Kosovës
![Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Perparim-Rama-prezantimet-e-projektet-qe-eshte-duke-u-realizuar-nga-Sherbimi-i-Arkitektit-te-Kryeqytetit-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës
![Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Mickoski-4-380x233.png)
Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq
![Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/nasim-haradinaj-380x233.jpg)
Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-euro-2024-1-380x233.png)
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
![Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/61142697_605-380x233.jpg)
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
![“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ancelotti-380x233.png)
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
![Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-4-380x233.png)
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
![Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yamal-380x233.png)
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
![Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_37-5-380x233.png)
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman