LAJMI I FUNDIT:

Përdhunojnë turisten finlandeze dhe filmojnë aktin, dy shqiptarët e arrestuar: Ajo kishte dëshirë vetë

Përdhunojnë turisten finlandeze dhe filmojnë aktin, dy shqiptarët e arrestuar: Ajo kishte dëshirë vetë

Dy shqiptarë janë arrestuar nën akuzën se kanë përdhunuar një turiste 23 vjeçe në Kretë, raportojnë këtë të mërkurë mediat greke. Një prej tyre madje, ka filmuar edhe aktin.

Sipas të njëjtave burime, hetimi nisi të dielën në mëngjes kur Autoriteti Qendror Portual i Rethymno-s u informua nga policia lokale se në spitalin e qytetit është paraqitur një e re e cila ka denoncuar se ka rënë pre e një përdhunimi në port nga dy persona të panjohur.


Zyrtarët e Autoritetit të Portit arritën në spital dhe menjëherë filluan hetimet ndaj dy personave që u denoncuan nga 23-vjeçarja nga Finlanda.

Media lokale “ekriti.gr” raporton se: vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore i lejuan punonjësve të Autoritetit Portual të identifikonin dy personat e dyshuar për përdhunimin.

Ata janë dy shqiptarë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Të dy kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se akti është kryer me pëlqimin e vajzës.

Pas arrestimit, ata u dërguan në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Rethymno-s, ku qëndruan deri në mëngjesin e sotëm. Këtë të mërkurë raportohet se gjykata vendosi si masë sigurimi ndaj tyre, lirimin me kusht./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori