LAJMI I FUNDIT:

Del në aksion Mercedes-Benz E-Class 4×4 për të gjitha terrenet (Video)

Del në aksion Mercedes-Benz E-Class 4×4 për të gjitha terrenet (Video)

Mund të jetë fjala e fundit e një makine SUV, por ende nuk është për shitje

Mercedes ka mungesë të makinave, që janë për të gjitha terrenet, pasi GLA SUV dhe G-Class nuk po i përmbushin kërkesat, transmeton Telegrafi. Deri më tani është lansuar E-Class me platformë të ngritur, me mundësi të lëvizë edhe nëpër shtigje të vështira. Por, si një prodhues i njohur për ofrimin e kushteve specifike për secilën nevojë, Mercedes ka vendosur të plotësojë pritshmërinë me E-Class All-Terrain 4×4.

Deri më tani, është ditur se po punohet në këtë SUV, por nuk janë dhënë të dhëna adekuate, që tregojnë se çfarë saktësisht ofron. Madje, nuk është parë në ndonjë testim në rrugë, duke e bërë rastin edhe më misterioz.


Së fundmi, Mercedes e ka lansuar një video, që tregon sipërfaqësisht për këtë prototip, që ende nuk është në shitje, sepse po punohet në të.

Pas minutës  së tetë në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se sa të larta janë pjesët mbi rrota, duke ia mundësuar të kalojë nëpër pjesë të thepisura apo ujë të thellë. /Telegrafi/