Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka nxjerrë kritika të ashpra për politikën e jashtme kosovare, në një kohë, kur siç thotë ai, Kosova po rrezikon të humbas shumë të arritura nën tavolinë.
Në një shkrim në Facebook, Ramiz Kelmendi ka thënë se liderët e vendit po vetëkënaqen duke cituar liderët botëror rreth rastit të Kosovës, ndërsa që politika e jashtme dhe diplomacia po shëtitën në jahte me estradën.
Sipas Kelmendit, spektri politik ende ka mundësi që të bashkohet përballë Serbisë në raport me politikën e jashtme, përderisa për çështjet e brendshme ata mund të bashkohen vetëm për dakordacën për të shkuar në zgjedhje.
Shkrimi i plotë:
Status quo-ja nuk është zgjidhje politike – Çdo gjë që nuk rritet, zvogëlohet!
Politika e liderëve kosovarë, po shihet se është e prirë për të qëndruar në status quo. Pos kësaj fatkeqësisht prirje e kanë edhe të qëndrojnë në deklarmiet e liderëve botërorë të shteteve të fuqishme, herë duke qenë real dhe të mirë e herë duke i bërë qejf vetit.
Pasojë e kësaj sot jemi para një sfride të madhe dhe kemi dy rrugë;
E para; Të qëndrojmë në status quo dhe ti mbrojmë e ti përflasim qëndrimet e liderëve botërorë, se; ska lëvizje kufijshë, ska, ska e shumë ska tjera për të cilat jemi përshtatur dhe jemi pozicionuar, përderisa në anën tjetër të kufirit siç shihet pala tjetër ka marrë një sprint të rrezikshëm për ne duke mos u kënaqur me gjendjen aktuale por duke tentuar të kërkojnë më shumë, nën pretekstin se ne kemi nevojë për pranim nga Serbia për shumë çështje, si lëvizja e lirë dhe e shpejtë nëpër teritorin serb, të anëtarsohemi në Kombet e Bashkuara, të marrim kartonin e gjelbërt e të tjera çështje të cilat mirë po i di dhje po i luan Serbia me mbështetjen e Rusisë me kartën e fundit të vetos në Kombet e Bashkuara.
Dhe e dyta; Të vet ri-stratohemi nga brenda derisa nuk është bërë tepër vonë, siç edhe e kam potencuar ditë më parë.
Kur shohim këtë sprint diplomatik të Serbisë, duke na ngacmuar dhe vepruar për ti detyruar shtetet të cilat na kanë pranuar që të tërheqin njohjet, duke përdorur çdo gjë edhe atë të shitjes së armëve dhe municionit edhe përkundër sanksioneve ekonomike, faktet dalin të jenë shqetësuese për të ardhmen e shtetit tonë.
Shqetëuses dhe serioz mbetet fakti se tërë këtë lëvizje sprinti nga ana e Serbisë, Kosova po dështon ta demaskojë dhe kjo po ndodhë pasojë e pazotësisë qeverisëse në politikën e jashtme dhe në diplomaci. Nuk ka politikë të jashtem nëse ne veç kërkojmë shtimimin e njohjve nga ana e SHBA-së dhe shtetet tjera mike. Nga kjo rezulton se kemi arritur në vetkënaqësi të rrezikshme duke ngritur këtu edhe pikëpyetje se a mos vallë kemi humbur mbështetjen e miqve për të na mbështetur në këtë process dhe procese tjera që e presin vendin.
Është e vërtet se jemi duke i bërë disa xhiro me aeroplan privat, duke i shëtitur këngëtaret e mirënjohura dhe edhe disa liderë kosovarë, pa munguar këtu edhe jahtat modern, por kjo nuk është politikë e jashtme. Andaj, ftoj që kjo ministri të angazhohet për të shtuar njohjet edhe më shumë e jo të qëndrojë duke na lënë në këtë status quo. Nëse është ndryshe atëherë po del se njohjet janë vetëm meritë e miqve ndërkombëtarë siç janë SHBA, Anglia, Gjermanija dhe Turqia. Kjo na bënë të brengosemi shumë.
Ne realisht sot gjendemi në status quo duke mbrojtur kufinjtë e vitit 1974. Ndoshta po bëjmë gabim, sepse për qytetaret shqiptarë në Kosovën lindore na takon neve të angazhohemi për avancimimn e të drejtave të tyre, meqë ne tani jemi në kufinjë me ta dhe jo vetëm të kujdesemi të bëjmë disa foto dhe disa dreka sa për sy e faqe. Ne kemi obligim të ngrisim edhe prezencen e madhe të të shpërngulurve nga këto treva si pasojë e prsioneve politike dhe policore ushtarake serbe atje, duke kërkuar nga ta të dalin në protesta paqësore me kërkesë për kthim të sigurt me garanci ndërkombëtare në trevat e tyre, duke këkuar punësim dhe mundësi punimi të tokave të tyre. Ata sot qëndrojnë pa të drejta të azilit, pa të drejta të dokumenteve dhe pa të drejta të diplomave prej nga vijnë. Pra, ne kemi material të mjaftueshëm të kërkojmë që edhe ne të kujdesemi me kursin e njëjtë sikurse Serbia për serbët e Kosovës. Urgjentisht duhet kërkuar të vizitohen ata njerëz nga ana e liderëve tonë, edhe pse e dijmë se shumica e këtyre liderëve janë të përndjekur nga Gjykatat fantome të Serbisë, por një rrugë duhet gjendur në mënyrë që edhe pala jonë të ketë kërkesa të pazgjidhura të dyanshme. Përndyshe po del se vetëm Serbia ka probleme, vetëm Serbia po paraqet kërkesa ndërsa ne kemi vendnumërim dhe vetqëndrim.
Status quo e sotshme e krijuar nga liderët tonë politik paraqet rrezik të lëvizjes së kufinjëve duke zgjidhur kërkesa, e kjo na sjellë në një konflikt të brendshëm duke e riaktualizuar avazin e tradhëtarit dhe patriotit. Duke ju referuar historisë dhe historianët të kohës, mund tju them se Kosova ka pasur shumë trima të armës të cilët edhe kanë dhënë jetën për ti mbrojtur kufinjët porse nuk kanë arritur ti mbrojnë kufijntë e vendosura në tryezat e Europës, (Londër, Berlin, Paris dhe të tjera). Nga kjo histori në duhet mësuar se politikanët dhe miqtë, mundë ti lëvizin kufijntë sipas miqësisë më të madhe në drejtim të atyre që nuk i kanë miq. Andaj, mos ti humbasim miqtë.
Është koha të analizojmë çdo gjë që është pergatitur për tu vendosur para se të vendoset. Përndryshe, pastaj trimat dhe njerëzit e vullnetit të drejtë vetëm mundë të flijohen pa rezultat. Rekomandojë që punët të shtyhen paralelë, si ato të brendshmet dhe ato të jashtme. Për të jashtmet shoh se mundë të arrihet uniteti, por mungesa e fuqisë politike të qeverise aktuale i shkon përshtati vetëm armiqve serb dhe nëse është gatuar diçka, më mirë është të shkohet në zgjedhje dhe të fitohet kohë për të pasur mundësinë e ndryshimit të çështjeve të vendosura nën tavolinë.(sic)
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos