LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të aplikoni për të marrë simbolin e verifikimit në Instagram

Tani mund të aplikoni për të marrë simbolin e verifikimit në Instagram

Kompania sapo ka prezantuar një trio të tipareve të reja të dizajnuara për të bërë Instagram një vend përgjithësisht më të sigurtë dhe më autentik për përdorim. Dhe për herë të parë platforma tani ofron përdoruesve një mënyrë të drejtpërdrejtë për të kërkuar verifikim e llogarisë, raporton TechCrunch.

Në Instagram, shenjat blu në profile janë mjaft të rralla, madje edhe midis markave të mëdha dhe figurave publike.

Marrja e verifikimit në platformë ka qenë prej kohësh diçka më shumë si një legjendë – askush nuk e di se çfarë ndodh prapa skenave. Veçanërisht, ekziston edhe një treg i zi i ku njerëzit paguajnë mijëra dollarë për t’ju bashkuar me statusin e verifikuar. Çdo gjë ka qenë mjaft misterioze deri tani.


Ndonëse është shumë herët për të treguar nëse Instagram do t’u shpërndajë përdoruesve më shumë shenja të verifikuara, ata të paktën e kanë bërë procesin shumë më transparent. Tani, çdo përdorues mund të bëj kërkesë që llogaria e tyre të verifikohet.

Në testimin e Tech Crunch, vërehet se opsioni për të kërkuar verifikim është tani në iOS, por ende nuk është shfaqur në aplikacionin Android të përditësuar.

“Simboli i verifikuar blu është një mënyrë e rëndësishme për ju të dini se llogaria me të cilën jeni duke bashkëvepruar është prania autentike e një figure publike, të famshmi, ose të një marke globale. Sot ne jemi duke bërë të mundur një mënyrë të re për llogaritë që arrijnë audiencat e mëdha dhe plotësojnë kriteret tona për të kërkuar verifikim nëpërmjet një forme brenda aplikacionit Instagram.” – thuhet në deklaratën zyrtare nga ekipa e Instagram.