LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i lidhur me ISIS-in dëbohet nga Italia, politikani italian: Të kontrollohen xhamitë dhe qendrat islame

Shqiptari i lidhur me ISIS-in dëbohet nga Italia, politikani italian: Të kontrollohen xhamitë dhe qendrat islame

Policia italiane ka dëbuar në për në Shqipëri një qytetar shqiptar i cili dyshohet se kishte lidhje me ISIS-in dhe Al-Nusran.

Policia në Ravenna ka identifikuar si person tepër të rrezikshëm 28 vjeçarin shqiptar, për të cilin thuhet se është radikalizuar në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka qenë i lidhur në fillim me Jabhat Al-Nusra (organizatë e lidhur dikur me Al-Qaedan por që më pas ka shprehur distancim) e më pas me organizatën terroriste ISIS.


Në mëngjesin e hershëm të 23 gushtit, organet e rendit kanë marrë shqiptarin në shtëpinë e tij në Castel Bolognese (Ravenna), dhe kanë bërë dëbimin nga territori italian drejt Shqipërisë.

I dyshuari për lidhje me ISIS-in kishte ardhur në Ravenna me partneren e tij po ashtu shqiptare, por që kishte nënshtetësi italiane, përcjell Telegrafi.

Partnerja e të dyshuarit ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, dhe qëllimi ishte të lindnin fëmijën në Itali në mënyrë që të fitojnë leje qëndrimin në këtë shtet.

Lajmi për identifikimin dhe dëbimin e “luftëtarit të huaj” e ka gëzuar politikanin italian Jacopo Berti nga subjekti politik që është kundër emigrantëve, Lega Nord.

Ai ka thënë se dëbimi i “luftëtarit të huaj” është lajm i mirë, por gjendja në Castel Bolognese është shumë shqetësuese.

Ai thotë se nga viti 2015 deri më tani nga Ravenna janë dëbuar 7 “terroristë islamikë”, fakt ky që sipas tij tregon se vendi është mjaft tërheqës për këta njerëz.

“Kam frikë se në vende zyrtare (xhami) dhe jozyrtare ku kryhet adhurimi po ndodh radikalizimi ekstrem”, shton më tej Berti.

“Ajo që unë shpresoj me gjithë zemër është se qeveritë e të gjitha niveleve, të vazhdojnë të kryejnë kontrolle në vendet e adhurimit dhe qendrat kulturore islame, për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë brenda tyre. Frika është se në territoret tona ekziston një radikalizim ditor i vizitorëve të këtyre vendeve dhe ne duhet të shmangim diçka të tillë”, shton më tej zyrtari i Lega Nord./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori