Duke u thirrur në një vendim të Qeverisë së parë të Ramush Haradinajt të vitit 2005, ish zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte dërguar kërkesën në Qeveri për kompensim të qirasë së banesës.
Vendimi i 2005 ua mundëson Kryeministrit, Zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve të përhershëm e këshilltarëve të lartë politik, të cilët udhëtojnë më larg se 30 km, të iu mundësohet kompensimi i shpenzimeve në emër të qirasë deri në 250 euro në muaj.
Në faturat e siguruara nga BIRN shihet urdhër obligimi për pagesë për qiranë e muajit dhjetor 2011.
Pagesa ishte bërë me vlerë prej 250 euro.
Siç shkruan kallxo.com, në një përgjigje të saj, Edita Tahiri fillimisht thotë se nuk iu është pranuar kërkesa se ligji se ka lejuar.
“Jo, nuk është pranuar, sepse ligji nuk ka lejuar. Sa për informimin tuaj, unë kam banuar me qira në Prishtinë diku rreth 27 vjet dhe vjet më në fund jam akomoduar në banesën time”, ka thënë Tahiri fillimisht.
Mirëpo kur i është prezantuar fatura të cilën shkruan se e posedon KALLXO.com, Tahiri ka deklaruar ndryshe.
“Kjo mund të jetë fatura kur ligji e ka lejuar pagesën e qirasë, pastaj është vendosur ligji dhe nuk është miratuar më pagesa e qirasë”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, Qeveria kishte nxjerrë një vendim ose ligj që ndalte këto pagesa, apo shfuqizonte vendimin e Qeverisë në vitin 2005 që e ndalonte këtë lloj kompensimi.
Kërkesa e protokolluar nga ana e Edita Tahiri e dërguar në Zyrën e Kryeministrit ka qenë më 18 korrik 2011.
E se vendimi për të ndalë pagesa e qirasë ka hyrë në fuqi pas dhjetor të 2011, faturës e pagesës së qirasë të cilën e posedon KALLXO.com e konfirmon edhe vet Tahiri.
“Kjo po i bie se ligji ka hy në fuqi pas kësaj date”, tha tutje Tahiri.
Edita Tahiri ka treguar arsyet se pse ka kërkuar këtë kompensim.
“Unë kam bërë kërkesë të më lejohet me argumentin se jam një lidere e luftës për pavarësi dhe që edhe 20 vjet pas fillimit të luftës për pavarësi nuk kam ende banesë. Mirëpo, kjo kërkesë është refuzuar mbi baza ligjore, nuk u mor parasysh kontributi im dy dekadash”, tha në mes tjerash Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet