LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ndryshime ligjore për mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të politikave të sigurimit

Maqedoni, ndryshime ligjore për mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të politikave të sigurimit

Kompanitë e sigurimit do të jenë të obliguara që në afat prej pesë ditësh t’i publikojnë në web-faqet e tyre të gjithë ndryshimet që i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të polisave për sigurim.

Kjo është paraparë me Propozim-ndryshimet e Ligjit për supervizion të sigurimit, që siç informoi Ministria e Financave, dje hyri në procedurë kuvendore.

Nga Ministria e Financave njoftojnë se qëllimi i ndryshimeve është që të mbrohen të drejtat e konsumatorëve dhe të përforcohet siguria dhe stabiliteti i shoqatave.


“Përvoja e deritanishme në zbatimin e Ligjit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare treguan se standardet e parapara për përshtatshmëri ka nevojë që të përforcohen nga aspekti i përvojës, diturisë, reputacionit dhe kapacitetit financiar të aksionarëve dhe organeve të dhënësve të shërbimeve të sigurimit. Me ndryshimet e caktuara në mënyrë plotësuese caktohen kritere (fit and proper) të cilët duhet t’i përmbushin personat të cilët mund të bëhen aksionarë dhe anëtarë të organeve të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes nëpër shoqatat të cilat japin shërbime në sferën e sigurimit”, tha Tevdovski.

Zgjidhja e propozuar ligjore parashikon edhe koncept të ri të dhënies së provimit për aktuar, gjegjësisht nga tani do të jepet provim me shkrim për shkak se mënyra e deritanishme elektronike e dhënies së provimit është treguar si e pazbatueshme

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori