LAJMI I FUNDIT:

‘My Short Words’ fiton çmimin e parë në ‘Hyjnesha në Fron’

‘My Short Words’ fiton çmimin e parë në ‘Hyjnesha në Fron’

Mbrëmë, më 27 gusht, në Stacionin e Trenit në Prishtinë u mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11-të Fest Film Kosova 2018.

Juria në përbërje të: Edwin Mingard (filmbërës, Mbretëri e Bashkuar), Mark Norfolk (regjisor, Mbretëri e Bashkuar), Agim Sopi (regjisor, Kosovë), Kimete Berisha (publiciste, Kosovë), Naser Shatrolli (dramaturg, Kosovë) dhe Yll Berisha (regjisor, Kosovë) në kategorinë e filmave të gjatë me çmimin kryesor të festivalit e shpërblyen filmin turk ‘My Short Words’.

Çmimet tjera në këtë kategori janë si vijon:


Regjisori më i mirë: Anders Emblem për regjinë e filmit ‘Hurry Slowly’

Skenari më i mirë: Geidre Beinoriute për skenarin e filmit ‘Breathing Into Marble’

Aktori më i mirë në rol kryesor: Kim Myeong-Guk në ‘Dad Is Pretty’

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Airida Gintautaite në ‘Breathing Into Marble’

Çmimi special për kinematografi: ‘Haldaa’ me regjisor Enamul Haq Somel

Çmimi Special i Festivalit ‘Hyjnesha në Fron’: ‘Hippopotamus’ me regjisor Edward Palmer

Çmimin e parë në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtë e fitoi filmi grek ‘Maniera Greca’. Çmimi special në këtë kategori shkoi për filmin gjerman ‘Terrier’, ndërsa ‘Forouzan’ nga Irani fitoi çmimin e jurisë. /Telegrafi/