LAJMI I FUNDIT:

Drita organizon kupën ballkanike për klube

Drita organizon kupën ballkanike për klube

Kampioni i Kosovës në volejboll te femrat, Drita ka marrë përgjigje pozitive nga Federata Ballkanike e Volejbollit, që të organizojë për herë të parë në histori të vet, Kupën Ballkanike për klube.

Në Kupën BVA klubi Drita ka fituar kandidaturën në një konkurencë të ashpër me ekipin Lugoj nga Rumania dhe klubin e njohur turk Besiktas.

Lajmi është konfirmuar nga BVA, ndërsa nga e hëna më 27 Gusht do të bëhet publik edhe nga Federata Ballkanike e Volejbollit.


Kjo do jetë hera e parë që kampioni i Kosovës e pret një organizim të tillë, i cili është parashikuar të mbahet në datat 14-16 Shtator.

Kujtojmë që klubi i volejbollit Drita në konkurrencën e femrave ka qenë fuqi në volejbollin kosovar në vitet e fundit.