LAJMI I FUNDIT:

Kia Soul EV me shtresë enorme kamuflazhi (Foto)

Kia Soul EV me shtresë enorme kamuflazhi (Foto)

Modeli Soul që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë motorin elektrik dhe platformën e Hyundai Kona, gjë që do t’ia përmirësojë përformansën në masë të madhe

Herën e fundit që u pa Kia Soul, ishte duke u testuar në mot të ftohtë, nëpër rrugët e mbuluara me borë, transmeton Telegrafi.

Me gjithë shtresën enorme të kamuflazhit, gjenerata e re e kësaj makine trashëgonte formatin ekscentrik të paraardhësit, me trupin sportiv në formë katrori.


Spiunët e kanë parë teksa testohej në rrugë, vetëm se kësaj radhe është Soul EV, që ka pamje pothuajse të njëjtë me të afërmin, që lëvizë me djegie të brendshme.

Është sërish i kamufluar rëndë, por vërehet pjesa në anën e përparme, që shërben për ta mbushur me rrymë.

Shkronja ‘E’ që është vendosur në targa, thuajse e konfirmon që është EV, sepse të gjitha makinat elektrike në Gjermani, e kanë këtë shkronjë në fund.

Deri më tani, ajo që dihet zyrtarisht është se do ta ketë të njëjtin motor dhe platformën e Hyundai Kona, që me 133 kuajfuqi, ia rritë përformancën në masë të madhe. /Telegrafi/