LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KB Prishtina nënshkruan me Altin Morinën

Zyrtare: KB Prishtina nënshkruan me Altin Morinën

Basketbollisti prizrenas, Altin Morina do të jetë lojtari më i ri i ekipit kryeqytetas, Prishtinës.

Klubi më i trofeshëm kosovar ka vazhduar me goditje në afatin kalimtar të transferimeve të verës para nisjes së sezonit të ri në Kosovë dhe Evropë.


Pas disa transferimeve të lojtarëve të huaj, Prishtina tashmë ka nënshkruar edhe me yllin kosovar të Bashkimit, Altin Morinën.

Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"
Lexo po ashtu Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"

Është vet klubi kryeqytetas që ka njoftuar me anë të një njoftimi në Facebook nënshkrimin me organizatorin prizrenas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

“Njëri nga basketbollistët më të talentuar shqiptarë, Altin Morina, do të jetë pjesë e Prishtinës”.

“Altini së bashku me Mikailen ishin shtyllat e mbrojtjes së Bashkimit në triumfin e tyre historik për klubin prizrenas”.

Të gjitha lajmet rreth KB Prishtina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Prishtina

“Altini ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha kategoritë e reja dhe në fund u ftua edhe nga ekipi senior”.

“Me Prishtinën do t’i hapen dimensione të reja në karrierën e tij, si në Champions League ashtu dhe në Europe Cup”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/