LAJMI I FUNDIT:

Në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Tek kalimi kufitar “Tabanoc” ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, ku koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Siç kumtoi LAMM, tek kalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni tek rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër korsi të thata.


Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, ndërsa LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/