LAJMI I FUNDIT:

Ishulli ndër më të populluarit në botë që nuk ka nevojë për polici (Foto)

Ishulli ndër më të populluarit në botë që nuk ka nevojë për polici (Foto)

Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë.

Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.

Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.


Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.

Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.

Ishulli është pothuajse sa dy fusha futbolli, dhe mban rreth 1200 banorë, përcjell tch.

Megjithatë, Juve Nal, një nga banorët që ka jetuar gjithë jetën aty, thotë që në fakt janë rreth 900 banorë.

“Mërzitemi kur mediat thonë gjithnjë që jemi më të mbipopulluar se ç’jemi realisht”, thotë ai, dhe shpjegon që nuk do ta ndërronte jetën në atë ishull me asgjë në botë.

“Këtu nuk ka krime”, thotë ai. “Nuk kemi polici, nuk kemi pasur ndonjëherë dhe nuk ua kemi nevojën”.

Banorët jetojnë në rreth 115 shtëpi, dhe toka për të ndërtuar të tjera ka mbaruar.

Juve Nal pranon që janë të shqetësuar për të ardhmen, pasi ndërtesat nuk mund t’i bëjnë më të larta, dhe zgjerim tjetër nuk kanë. Megjithatë, ai thotë se jeta në ishull është shumë e bukur.

“Ku ka vend tjetër në botë ku nuk nevojitet policia? Unë zgjohem çdo ditë nën tingujt e dallgëve dhe kam pamje nga deti. S’do të doja të jetoja në asnjë vend tjetër”, thotë ai.

Edhe autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, por shqetësimi i tyre vjen nga rritja e nivelit të detit. Por banorët nuk duan t’i dëgjojnë këto shqetësime.

Alehandro Alzate, menaxheri i hotelit Punta Faro në ishullin fqinj thotë se përmbytjet janë shtuar dhe banorët nuk duan të dëgjojnë për problemet që i presin, pasi do t’u duhej të mendonin për t’u shpërngulur, dhe ajo është gjëja e fundit që duan pasi jetë si në Santa Kruz nuk mund të gjejnë në asnjë vend tjetër.

Në trend Fun

Më shumë
Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Interesante
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Fun
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori