LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Për 11 për qind rriten të ardhurat në dogana

Tevdovski: Për 11 për qind rriten të ardhurat në dogana

Deri më 22 gusht të ardhurat nga dogana, TVSH dhe akcizat janë rritur për 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar çka është dëshmi direkte për rritjen e aktiviteteve ekonomike, tha ministri për financa, Dragan Tevdovski në takimin e sotëm me Drejtorin e Doganave, Gjoko Tanasoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, thonë nga Ministria për Financa, u diskutua përfitimet kyçe nga ndryshimet e reja të ligjit për dogana të cilat hyn në fuqi më 11 gusht.

Kompanitë kanë mundësi që statusi i skaduar i operatorit ekonomik të autorizuar ta shfrytëzojnë në kuadër të CEFTA-s. Drejtoria e Doganave nëpërmjet odave ekonomike vetëm se e ka promovuar konceptin me qëllim që kompanitë të njihen me përfitimet.


Në ligj zvogëlohen edhe dënimet për shkeljet më të lehta. Me ndryshimet, për afatin e skaduar ose dokumentacion të parregullt gjobat janë zvogëluar nga 250 euro në 50 euro për persona juridik, ndërsa për persona fizik nga 50 euro në 15 euro. /Telegrafi/