LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i shkruan letër ambasadorëve, vazhdon sulmet ndaj ish – prokurorit Blakaj

Haradinaj i shkruan letër ambasadorëve, vazhdon sulmet ndaj ish – prokurorit Blakaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka drejtuar një letër ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, përmes se cilës shpjegon përkrahjen e tij për punën e ish- prokurorit Elez Blakaj, gjatë kohës që ky i fundit hetonte listat e veteranëve të UÇK-së.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se ish – prokurori Blakaj ka shkuar në zyrën e tij dhe ka kërkuar sipas tij, dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në arkivë.


“Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshmërisht dhe me integritet të plotë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sipas tij, për shkak të këtyre përpjekjeve, ua shprehur besimin dhe përkushtimin e tij të thellë se secili rast, përfshirë rastin në të cilin kishte punuar Blakaj, meriton hetim të pavarur dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë të lirë nga çdo ndikim.

“Fatkeqësisht, individët si Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentoi të rrezikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë”, ka shtuar Haradinaj.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Sot, u jam drejtuar ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, duke shpjeguar me një letër përkrahjen time të pakusht ndaj të gjitha kërkesave të parashtruara nga prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, për tërë hetimin në Zyren për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së lidhur me çështjen e Listës së Veteranëve.

Ish prokurori Blakaj ka ardhur në zyren time dhe ka kërkuar dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në Arkivë. Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshmërisht dhe me integritet të plotë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet qendrore janë të vendosura që të forcojnë dhe sigurojnë rendin dhe ligjin në të gjithë Kosovën. Politikat që kemi hartuar dhe zbatuar në rend e ligj, ndër tjera, përfshijnë fuqizimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ua ngritur buxhetin sektorial,duke ngritur pagat dhe përmirësuar kushtet e punës. Këto politika ua kanë rikthyer dinjitetin dhe kanë fuqizuar tërë sistemin duke ngritur efektivitetin, transparencën, dhe llogaridhënien.

Për shkak të këtyre përpjekjeve, ua shprehë besimin dhe përkushtimin tim të thellë se secili rast, përfshirë rastin në të cilin kishte punuar z.Blakaj, meriton hetim të pavarur dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë të lirë nga çdo ndikim. Fatkeqësisht, individët si z.Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentoi të rrezikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori