LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Qendra shpirtërore e shqiptarëve është Lindja, ndërsa ajo politike është Brukseli

Hamiti: Qendra shpirtërore e shqiptarëve është Lindja, ndërsa ajo politike është Brukseli

Teologu Xhabir Hamiti, ka thënë se i është shtrembëruar deklarata e tij, lidhur me atë se kush është qendra shpirtërore e shqiptarëve, sot.

“Unë në asnjë prononcim timin me shkrim apo me gojë, asnjëherë dhe askund nuk kam thënë se “Brukseli është Qendra shpirtërore e shqiptarëve”, ka thënë Hamiti për Telegrafin.

Ai ka theksuar se, Qendra shpirtërore e shqiptarëve të tri konfesioneve është Lindja, e jo Brukseli.


“Atë që e kam thënë dhe që e them, dhe që  do ta them prapë, sa herë që do të pyetëm është,  se Qendra shpirtërore e shqiptarëve të tri konfesioneve është LINDJA, prej nga burojnë edhe të gjitha fetë monoteiste, kurse qendra politike është Brukseli”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij, ata të cilët në rrethanat e sotme të krijuar në Evropë dhe në Ballkan, kërkojnë ndonjë Qendër tjetër politike, ose janë të verbër ose të porositur.

“Ata të cilët besojnë ndryshe kanë të drejtë të besojnë, sepse mendimi i lirë është e drejtë individuale e secilit, por duhesh të jesh tepër jashtë kontekstit kohor, politik dhe gjeopolitikë, të mendosh se neve sot duhet të gjejmë një qendër tjetër politike në botë për ta zëvendësuar atë me Brukselin”, shtoi ai.

Hamiti konsideron se shqiptarët kanë nevojë për aleat për të ardhmen dhe jo, kundërshtarë.

“Ne si vend, popull e komb, kemi nevojë për aleatë të gjitha vendeve dhe popujve në botë, dhe nuk kemi edhe nevojë që të hasmërohemi me askënd, ama se ku duhet të adresohemi politikisht për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë, këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë”, tha në fund Hamiti./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori