LAJMI I FUNDIT:

Deputetët gjatë sesionit pranveror munguan 836 herë në seancat e Kuvendit

Deputetët gjatë sesionit pranveror munguan 836 herë në seancat e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka mbajtur gjithsej 27 seanca. Nga këto 27 seanca, 20 prej tyre kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të mungesës së kuorumit.

Instituti Demokratik i Kosovës bën të ditur se vetëm gjatë këtij sesioni është regjistruar një numër i konsiderueshëm i mungesave të deputetëve. Në total, numri i mungesave për këtë sesion është 836 mungesa.

Secili nga 120 deputetët ka munguar mesatarisht rreth 7 herë në sesionin pranveror, ndërsa mesatarisht në secilën seancë (përfshirë vazhdimet) kanë munguar deri në 17 deputetë.


Grupi parlamentar i LDK-së prin për nga numri i mungesave në krahasim me grupet e tjera parlamentare.

LDK ka regjistruar 220 mungesa, PSD ka 129 mungesa, pasuar nga LS me 123, PDK me 101, LVV me 83, AAK me 70, NISMA me 47, 6+ me 32 dhe deputetët pa grup parlamentar me 31 mungesa.

Sa i përket mesatares për deputetë, janë deputetët Pa Grup që kryesojnë me një mesatare prej 15 mungesash për deputet. Pasuar nga LS me mesatare prej 12 mungesash për deputet, PSD me 11 mungesa, LDK me 8 mungesa, AAK dhe Nisma me mesatare prej 6 mungesash për deputet, 6+ me 5 mungesa për deputetë dhe PDK e LVV me nga 4 mungesa për deputetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori