Portieri nga Filipinet që po bën histori në Ligën Premier –Ka shitur shtëpinë dhe veturën për ta ndjekur ëndrrën e tij dhe sot qëndron krenar para të gjithëve
Sezoni i këtij vitit në Ligën Premier sheh lojtarët nga 66 shtete të ndryshme që luajnë, me portierin e Filipineve, Neil Etheridge që paraqitet te Cardiff City dhe është i pari nga ky vend.
Por arritja e tij në këtë nivel nuk ka qenë e lehtë, pasi në karrierën e tij, kas pasur shumë vështirësi, madje ishte i detyruar për ta shitur shtëpinë dhe makinën e tij.
“Liga Premier ka shumë nacionalitete dhe është fantastike për zgjerimin e futbollit në mbarë botën, mendoj se prania ime mund të ndihmojë ta bëjë këtë sport më popullor në Filipine, por ne jemi ende pas me basketbollin”, thotë Etheridge fillimisht.
Portieri 28-vjeçar, ka lindur në Enfield (Londër), ndërsa e ka nisur sezonin në mënyrën më tërheqëse.
Në ndeshje me Bournemouthin, ai u bë lojtari i parë nga Filipinet që luajti në Ligën Angleze edhe pse humbi (2 -0) ai ishte yll i asaj mbrëmje.
Karriera e tij nisi si i ri te Chelsea dhe pastaj te Fulham që u bashkua në vitin 2008.
Në verën e vitit 2014 atij i përfundoi kontrata me Fulhamin, klubin e tij të fëmijërisë, i cili nuk i dha një debutim në Premier dhe pa ekip, opsionet e Etheridge ishin të pakta, ose më mirë më thënë nuk kishte asnjë opsion.
“Kam kaluar pesë muaj pa skuadër dhe karriera ime ishte në rrezik, kam paguar për tu stërvitur me Charlton Athleticun”.
“Kam punuar shumë, më shumë se që mundem, kam shitur veturën dhe shtëpinë time, dhe isha aq afër të largohesha dhe të kthehesha në Filipine, por pastaj Oldham Athletic më ofroi një kontratë për portier zëvendësues dhe unë e pranova”.
“Unë jam një djalë nga Londra, por shkova në Manchester për të qëndruar në shtëpinë e shokut dhe për të vazhduar me karrierën time”.
“Kam fjetur në kauç”.
Sidoqoftë, pas një ndeshjeje të vetme me Oldham, Charlton e mori në afatin e dimrit.
“Kjo përvojë e tëra më bëri më të fortë, tani është në të kaluarën, por kurrë nuk do të harroj”.
“Unë shkova nga Chelsea në Fulham, për t’u ulur në stol në Ligën Premier dhe kam debutuar në Ligën e Evropës”.
Pasi luajti me Charltonin dhe Walsall, Cardiff nënshkroi me të.
Ardhja e tij ka qenë mbresëlënës: duke u shfaqur në 45 ndeshje të kampionatit dhe duke pranuar vetëm 37 gola, duke e mbyllur në 19 ndeshje portën e pastër dhe duke e ndihmuar ekipin të ngjitet në Ligën Premier.
“Ka qenë një vit fantastik për mua. Ne jemi rikthyer në Ligën Premier dhe Filipinet janë kualifikuar për Kupën e Azisë për herë të parë në historinë e tyre”, shpjegon ai.
“Unë jam filipinasi i parë dhe futbollisti i parë nga juglindja e Azisë që luaj në elitën e futbollit anglez. Ka qenë një rrugë e gjatë, por jam krenar”, ka thënë Neil Etheridge. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t’i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City