LAJMI I FUNDIT:

Paditet shkupjani për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike

Paditet shkupjani për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike

Policia e Maqedonisë njofton se një shkupjan është paditur penalisht për posedim joligjor dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike.

Nga MPB njoftojnë se padia penale është ngritur kunrëd 34-vjeçarit Q.A, pasi tek shtëpia e tij është gjetur heroinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij të premten, janë gjetur katër paketime me lëndë narkotike – heroinë, në masë të përgjithshme prej 186.84 gramëve dhe një peshore digjitale”, thonë nga MPB.


Ata thonë se po ndërmarrin masat për zbardhjen e plotë të këtij rasti./Telegrafi/