LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat vende, vende do të përcillen edhe me reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë më të përqendruara në qendër, jug dhe jugperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të vendit mbesin me reshje të izoluara shiu, kryesisht viseve me lartësi të mëdha mbidetare, përcjell Telegrafi.


Pritet që reshje të ketë dy ditët e para të javës dhe ditën e premte, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të jetë kryesisht mot me diell.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë ngritjeje.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja me shpejtësi 2-7m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori