LAJMI I FUNDIT:

Një set ligjesh nga Ministria e Financave me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe firmat

Një set ligjesh nga Ministria e Financave me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe firmat

Ministria e Financave përgatiti apo vendosi të ndryshojë tetë ligje të cilat ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe firmat.

“Qytetarët përsëri mund të dorëzojnë kërkesa për privatizim të tokës ndërtimore shtetërore. Me skadimin e fatit të 15 dhjetorit të vitit 2014, qytetarët nuk e kishin këtë mundësi. Tash ata përsëri do ta kenë këtë të drejtë në 3 vitet e ardhshme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në drejtim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve, por edhe të firmave të ndërtimit, me ndryshimet e Ligjit për TVSH, shkalla e TVSH-së për banesa mbetet e privilegjuar, gjegjësisht 5% në pesë vitet e ardhshme.

“Që t’i mbrojmë qytetarët përgatitëm Propozim-ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve për kredi të konsumatorëve. Me të vendoset limit të shpenzimeve për marrjen e kredive nga shoqëritë financiare, që do të ndikojë në zvogëlimin e të njëjtave”, shtojnë nga MF-ja.

Është përpunuar Ligj për akciza, i cili parasheh më shumë përfitime. Parashihet edhe akciza për prodhimet e duhanit dhe pijet alkoolike të paguhet me lëshimin e produktit në treg. Deri tani paguhej para.

Lehtësohet politika e dënimeve në pjesën e doganave. Me Ligjin për dogana, i miratuar nga Kuvendi, do të realizohet zbatimi juridik dhe proporcional i dispozitave për kundërvajtje, në bazë të peshës për kundërvajtjen e realizuar. Po realizohet edhe zvogëlimi i gjobës prej 250 në 50 euro për persona juridik dhe nga 50 në 15 për persona fizik, për kundërvajtjet doganore me urdhërpagesë të detyrueshme.

Ministria e Financave përgatiti Ligj për garanci, i cili do të mundësojë qasje deri në 100 milionë euro kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ligji është miratuar nga Qeveria dhe ka hyrë në procedurë parlamentare. Pas miratimit të ligjit nga Kuvendi, përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, kreditë e lira do të jenë në dispozicion për firmat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori