LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci: Jemi primitivë dhe mashtrues, dikush e falsifikoi edhe datëlindjen e komandantit legjendar

Avokati Koci: Jemi primitivë dhe mashtrues, dikush e falsifikoi edhe datëlindjen e komandantit legjendar

Avokati kosovar Arianit Koci, ka shprehur mllefin e tij lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte përgatitur aktakuzë kundër personave përgjegjës për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së, por edhe për zhvillime të tjera.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jemi popull primitiv dhe rrenc, “Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë kinse ka lindur me datën 28 nëntor 1955”.


Postimi i plotë i avokatit Koci:

“Jemi popull primitiv, rrenc dhe mashtrues (ka përjashtime).

Ngjarjet e ditëve të fundit po e dëshmojnë këtë.

Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë kinse ka lindur me datën 28 nëntor 1955.

Mu me 28 nëntor!

Në fakt, ai paska lindur me 10.10.1955, sipas hulumtimit që e ka bërë z. Spahiu.

Katastrofë çfarë mentaliteti jemi.

Nëse ky falsifikim ka ndodh, turp për neve!

Pse britanezët janë shumë para nesh?

Së pari se janë të ndershēm dhe të sinqertë.

Prej fëmijërisë mësohen që nuk është rrena dhe mashtrimi virtyt.

Arti, djali, i ka musafir disa shokë nga Londra.

Intelektual të rinj.

Secili ka qenë student i dalluar.

Por, çka vërehet më kontakt të parë me ata?

Sinqeriteti dhe ndershmëria.

Natyrisht, edhe shkollimi jashtëzakonisht kualitativ” (sic.). ka shkruar Koci.

Publicisti Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka ngritur dilemën se dikush e ka falsifikuar datëlindjen e komandatit legjendar Adem Jashari.

Spahiu: Kush e falsifikoi datëlindjen e Adem Jasharit, ai nuk u lind më 28 nëntor
Lexo po ashtu Spahiu: Kush e falsifikoi datëlindjen e Adem Jasharit, ai nuk u lind më 28 nëntor

Sipas Spahiut, Adem Jashari  u lind me 10 tetor 1955 e jo më 28 nëntor 1955. Ai kërkon që të gjendet falsifikatori i rrezikshëm dhe të dënohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori