LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i vajzës Yazidi që takoi dhunuesin e saj të ISIS në rrugët e Gjermanisë (Video)

Rrëfimi i vajzës Yazidi që takoi dhunuesin e saj të ISIS në rrugët e Gjermanisë (Video)

Një tinejxhere e komunitetit Yazidi e shitur dhe skllavëruar nga ISIS i ka treguar BBC-së se si ishe tmerruar kur në rrugët e Gjermanisë ishte takuar me personin që e kishte trafikuar dhe dhunuar në ISIS.

Ashwaq ishte vetëm 14 vjeç kur sulmuesit e ISIS hynë në Irakun verior dhe pushtuan popujt Yazidi.


Ata morën qindra e mijëra gra si skllave sexi, përfshirë edhe atë. Ajo u shit për 100 dollarë tek një burrë i quajtur Abu Humam.

E dhunuar dhe rrahur ajo megjithatë menaxhojë të ik në Gjermani muaj pas asaj ngjarje së bashku me të ëmën dhe vëllain.

Disa muaj më pas në rrugët e Gjermanisë jashtë një supermarketi ajo dëgjoi dikë duke ia thirrur emrin.

“Në rrugën e kthimit për në shkollë ai u afrua afër meje, ishte ulur përballë meje dhe në gjuhën  gjermane më thoshte Ashwaq a je ti?. Isha shumë e frikësuar”, i tha ajo BBC-së.

Ishte ai, Abu Humam.

Ajo kishte lajmëruar menjëherë autoritetet në Gjermani për të.

Prokuroria federale në Gjermani ka hapur rastin dhe është në kërkim të Humanit. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori