LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj femrës, protestohet edhe në Ferizaj

Dhuna ndaj femrës, protestohet edhe në Ferizaj

Edhe në qytetin e Ferizajt është mbajtur një protestë ku është dënuar dhuna ndaj grave.

Me pankarta si “Gruaja nuk është prona jote”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Mos hesht, nesër mund të jesh ti”, etj,  protestuesit janë mbledhur para Kuvendit komunal ku kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

Në emër të Këshillit Organizativ të protestës Dashurie Sefa, ka shprehu indinjatën ndaj siç tha ajo shpërfilljes institucionale kur vjen puna te trajtimi i dhunës në familje.


Sefa tha se patriarkati dhe Kanuni po vazhdojnë të sfidojnë ligjet  dhe për pasojë dhuna ka shtrirje të frikshme nëpër familjet e Kosovës. Sipas saj barazia gjinore  nuk vjen vetëm me protesta, sidomos në kushtet e një padrejtësie sociale brenda familjes dhe në nivel vendi.

Duke përmendur disa statistika, aktivistja Sefa potencoi se dhuna ndaj grave ka shënuar rritje nga viti në vit. Ajo tha se ka ardhur koha që gratë të mos i lënë pa prona dhe të ketë barazi gjinore

“Boll ma gratë i latë pa prona për t’i konsideruar ato pronë. Duam që peshorja për matjen e vlerave njerëzore të jetë e mbështetur  në parimin e barazisë midis gjinive. Ndaj, nuk kërkojmë mëshirë ndaj institucioneve tona, por trajtim dinjitoz dhe profesional e prioritete të lartë rasteve  të dhunës në familje. Dhuna në familje nuk është çështje private ”,   tha Sefa.

Sipas  statistikave policore dhuna në familje  rritet nga viti në vit. Sipas tyre, gjatë vitit 2015  janë evidentuar 1038 raste, më 2016, 1227 raste, 1269 raste në vitin 2017, ndërsa në periudhën janar-qershor 2018,  628 raste. Rastet që nuk raportohen sipas Sefës  janë shumëfish më të mëdha.

Psikologia Gyltene  Dërguti, tha se këto protesta drejtohen edhe kundër personelit kompetent të Policisë që i shpërfilli thirrjet e grave.

“Nuk ka qenë traditë e shqiptarit të vras gra e fëmijë, as në kohë konfliktesh as në kohë. Burri që është burrë e trajton gruan si zonja e parë e shtëpisë, si zonja e parë vendit”,  është shprehur Dërguti.

Aktivistja për të drejtat e  njeriut, Luljeta Aliu, vuri theksin te dhuna institucionale. Ajo tha se më shumë se për dhunën ndaj grave duhet të flitet  për të drejtat e njeriut. Ajo tha se nëpër  institucione diskriminohen sepse ligjet janë vetëm për sy e faqe.

“Nuk e kemi më komoditetin me ndejt qetë, nuk e kemi komoditetin me pas frikë. Jemi tuj hupë shumë.  Me tema të mëdha po e mbajnë veten në pushtet, po i mbajnë institucionet që i kanë instalu vet, institucione me njerëz të familjes së tyne”, ka thënë Aliu.

Protestuesit kanë vazhduar marshin nëpër sheshin e Qytetit në Ferizaj për t’u ndalur edhe para Stacionit të Policisë si dhe para  Gjykatës Themelore të Ferizajt. Protesta ka përfunduar  e qetë dhe pa incidente. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori