Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë njoftoi se sot do të futen një sërë masash lehtësuese të cilat kanë të bëjnë me kreditë në bankat në sektorin real.
Theksohet se në kredi, ku për shkak të rritjes së kursit ka ardhur deri te tejkalimi i limitit, tejkalimi nuk do të merret parasysh dhe nuk do të lëshohet kërkesë për mbylljen e kredisë.
Po ashtu thuhet se linjat kreditore do të mbeten të hapura dhe se do të vazhdojë qasja fleksibile me afatet dhe çmimet ashtu që qarkullimi i parave në kompani të jetë i qëndrueshëm , raporton Anadolu Agency (AA).
Për kreditë të cilat janë me garanci të pamjaftueshme dhe të tjerat që janë rrezikuara nga lëvizja e kursit, bankat nuk do të kërkojnë garanci shtesë.
Administrata amerikane më 13 gusht futi taksa shtesë ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga Turqia, e cila rezultoi me rënie të konsiderueshme të lirës turke në krahasim me dollarin amerikan. Turqia më pas iu kundërpërgjigj sanksioneve të SHBA-së duke futur taksa shtesë në produktet e importuara amerikane, ku te disa produkte taksat u rritën edhe mbi 100 për qind.
Turqia përveç kundërpërgjigjes ndaj sanksioneve të SHBA-së, më herët paralajmëroi edhe ndërmarrjen e masave me të cilat do të lehtësojë kompanitë në sektorin real të cilat ishin prekur nga efekti i rënies së lirës turke. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë