LAJMI I FUNDIT:

Treni përplas një makinë në Golem

Treni përplas një makinë  në Golem

Një automjet në të cilin po udhëtonin gjashtë persona, ka tentuar të kalojë shinat e hekurudhës dhe është përplasur me trenin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i Agait”, në afërsi të Golemit.

Treni i linjës Elbasan-Durrës po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës, kur një automjet që po lëvizte nga Golemi në drejtim të Plepave i ka prerë rrugën.


Makina u godit në pjesën fundore nga treni, i cili e ka marrë zvarrë për disa metra. Në automjet ndodheshin 2 prindërit dhe 4 fëmijët e tyre.

Të dhënat paraprake flasin vetëm për një pasagjer të lënduar, ndërsa të gjithë u tronditën nga kjo lloj ngjarjeje, që përsëritet në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues mjetesh, por edhe këmbësorë, që tentojnë të kalojnë pa kujdes në shinat e hekurudhës. /Telegrafi/