LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës

Ministri Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Pejës, me ç’rast ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.


Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri e njoftoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente. /Telegrafi/