Kryeprokurori i shtetit, Akeksandër Lumezi ka bërë të ditur se janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.
Lumezi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se prokurori që ka dhënë dorëheqje Elez Blakaj, ka bërë një “draft-akuzë” ndaj disa personave për këtë rast dhe që i është dorëzuar prokurorit të Prokurorisë Speciale për sugjerime të tjera.
“Është bërë bujë e madhe rreth dorëheqjes së prokurorit (Elez) Blakaj, mirëpo ende në mjetet e informimit nuk është treguar arsyeja kryesore se pse ky prokuror ka dhënë dorëheqje nga Prokuroria Speciale. Ndërkohë, ne kemi marrë një shkresë nga prokurori Blakaj. Faktikisht, ajo shkresë konsiderohet si akt-dorëheqje nga prokurori Blakaj, ku ai thekson se është i nderuar që ka punuar brenda sistemit prokurorial të Kosovës dhe në veçanti në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila është njëra ndër Prokuroritë më kryesore në Republikën e Kosovës. Ai i ka falënderuar të gjithë kolegët me të cilët ka punuar aty dhe ka bashkëpunuar dhe ka thënë se ai do të vazhdojë karrierën e vetë dhe profesionin e tij si jurist në një organizatë jashtë vendit, apo brenda vendit. Do të thotë, në bazë të kësaj shkrese që unë e kam këtu, decidivisht shkruan se prokurori Blakaj do ta vazhdojë aktivitetin e tij profesional jashtë sistemit prokurorial, brenda dhe jashtë vendit. Kjo është arsyeja që ai ka dhënë në akt-dorëheqjen apo në shkresën të cilën ia ka dërguar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës”, tha Lumezi.
Ai tha se në Prokurorinë e Shtetit ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar se prokurori Blakaj ka pasur kërcënime nga politika.
“…Por, sa jam unë i informuar, ai personalisht nuk ka pasur kurrë kërcënim, ai ka pasur një shqetësim në Komisionin e Mjekëve, me të cilët ai ka punuar në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilët e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të veteranëve të luftës. Ai ka kërkuar që Policia të japë siguri për ata mjekë në Komisionin për vlerësimin shëndetësor të veteranëve të luftës”, tha ai.
Lumezi ka folur edhe lidhur me raportimet në media se Blakaj ka përgatitur aktakuzë ndaj disa personave për manipulim me lista të veteranëve.
“Ne ende nuk kemi aktakuzë zyrtare. Nëse një prokuror e ngrit një aktakuzë kundër disa personave, ajo duhet t’i dorëzohet gjykatës kompetente dhe duhet të dorëzohet në aq kopje sa ka të pandehur dhe sa ka avokatë mbrojtës dhe një kopje për nevojat e gjykatës. Në këtë rast ne kemi pasur vetëm një draft të cilën prokurori e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar në shikim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i cili sigurisht që pas shikimit të atij drafti të aktakuzës, ka dhënë sugjerime të prokurorit Blakaj. Por, unë nuk kam informacione se çfarë sugjerime kanë qenë ato nga kryeprokurori dhe çka është vendosur më vonë në atë draft-akuzë…”, tha ai.
I pyetur nëse Prokuroria ka frikë nga politika, ai ka thënë se “politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta”.
“Unë personalisht, të ju them të drejtën, nuk kam kurrfarë frike nga politikanët sepse politikanët janë njerëz që kanë një mandat të caktuar me ligj dhe në bazë të kryerjes së atij mandati, mandej ata bëhen njësoj, njerëz të thjeshtë. Politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta. Ne nuk varemi nga vullneti i personi X apo Y. Kompetencat dhe mandati ynë është i caktuar me Kushtetutë dhe me ligj. Kështu që, institucioni i prokurorit unë konsideroj se është tërësisht i pavarur dhe i paanshëm në kryerjen e detyrave të veta, të cilat ia përcakton Kushtetuta edhe ligji”, tha ai.
Lumezi tha se në bazë të informacioneve që i ka, në fazën e hetimeve janë siguruar prova që vërtetojnë se 19 mijë veteranë të luftës kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme benefite që ua ka dhënë komisioni për veteran dhe invalid të luftës.
Kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për vettingun. “Në Kosovë ka pasur vetting, në vitin 2010 të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë kaluar nëpër procesin e vettingut, i cili është i njëjtë dhe i cili tani bëhet në Republikën e Shqipërisë. Unë mendoj që vettingu duhet të jetë i përhershëm, një institucion i cili duhet të rregullohet edhe me Ligjin mbi prokurorin e shtetit, por edhe me Ligjin mbi këshillin prokurorial të Kosovës dhe në çdo moment dhe në çdo kohë të vlerësohet puna e prokurorëve, por edhe integriteti i prokurorëve, rritja e pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve…”
Ai po ashtu bëri të ditur se Prokuroria e Kosovës tashmë ka lëshuar 63 urdhër-arreste për krime të luftës, me të cilën janë marrë vetëm dy prokurorë, duke përfshirë tashmë edhe prokurorin e dorëhequr Blakaj.
Lumezi tha se nuk e di se kur do të lëshohen aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë dhe sipas tij kjo Prokurori ende është duke bërë hetimet.
.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë