LAJMI I FUNDIT:

MF: Ndryshime ligjore për mbrojtjen e shfrytëzuesve të sigurimit

MF: Ndryshime ligjore për mbrojtjen e shfrytëzuesve të sigurimit

Kompanitë e sigurimeve do të jenë të detyruara, që në afat prej pesë ditëve, të gjitha ndryshimet të cilat i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të polisave për sigurim t’i shpallin në ueb faqen e tyre. Këto janë pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve që Ministria e Financave i bëri në Ligjin për supervizion të sigurimit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe informim më i mirë dhe transparencë më e madhe.

Nga Ministria e Financave informojnë se në drejtim të sigurimit të mjeteve të plota likuide për servisim pa pengesa të shoqërive të sigurimit, është propozuar plotësimi i ligjit. Sipas përcaktimit të propozuar, kapitali aksionar i shoqërisë së sigurimeve duhet të jetë vetëm në formë të parave dhe të paguhet në tërësi.

Sipas Ministrisë së Financave me rëndësi të madhe për  profesionin e sigurimeve, më saktësisht profesionit  ekspert i sigurimeve, është ndryshimi i propozuar në ligjin me të cilin parashihet koncept i ri për dhënien e provimit për ekspert të sigurimeve.


“Mënyra e deritanishme elektronike e dhënies së provimit u  tregua si e  pazbatueshme në praktikë, për çka edhe një kohë të gjatë nuk është mbajtur provimi për ekspert të sigurimeve.  Me ndryshimin e ligjit, përsëri hapet kjo mundësi për profesionistët e profesionit të sigurimeve”, thonë nga MF.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë hyrë në procedurë parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori