LAJMI I FUNDIT:

SHBA kritikon ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për kundërshtim të mizorive në Srebrenicë

SHBA kritikon ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për kundërshtim të mizorive në Srebrenicë

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për tentimet e tërheqjes së një raporti, i cili përcakton se forcat e serbëve të Bosnjës kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke vrarë mijëra boshnjakë myslimanë.

Në një deklaratë të lëshuar më 15 gusht, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se, ligjvënësit janë duke tentuar “të kundërshtojnë historinë” duke anuluar raportin e Qeverisë së mëparshme, e cila ka përcaktuar se serbët e Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 myslimanë në Srebrenicë në luftën e vitit 1992-1995.

Departamenti amerikan ka thënë se miratimi i raportit të Qeverisë së Republikës Serbe më 2004, për gjenocidin në Srebrenicë përbën një hap të madh drejt pajtimit.


“Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe më 14 gusht është hap në drejtim të gabuar”, ka thënë ky Departament.

“Tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën janë pjesë e përpjekjeve tjera për të rishikuar faktet e luftës së kaluar, për të kundërshtuar historinë dhe për të politizuar tragjedinë. Është në interesin e qytetarëve të Republikës Serbë për të ndryshuar trendin e nderimit të kriminelëve të luftës si heronj, dhe ajo duhet të sigurohet se krimet e tyre do të vazhdojnë të kundërshtohen publikisht”.

Votimi i 14 gushtit për të kundërshtuar raportin e vitit 2014 ishte iniciuar nga lideri i serbëve të Bosnjës, presidenti Milorad Dodik, përpjekja e të cilit është cilësuar si tentim për të fuqizuar fushatën e tij, pak para zgjedhjeve të përgjithshme në muajin tetor.

Dodik ka kundërshtuar vendimet e gjykatave për krime lufte, të cilat kanë vërtetuar se mizoria në Srebrenicë përbën gjenocid.

Teksa ka pranuar se krimi është kryer, Dodik ka thënë se numri i të vrarëve është rritur në raportin e vitit 2004 dhe se në të duhet të kenë qenë të përfshirë edhe viktimat serbe.

Parlamenti është pajtuar për të formuar një komision të pavarur ndërkombëtar, i cili do të vërtetojë dëmet e të gjithë personave në rajonin e Srebrenicës.

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori