Makina e lehtë elektrike për gara Spice-X, me çmim të lirë që përballohet nga çdokush (Foto)
Prodhuesi italian, pretendon se kjo makine elektrike peshon vetëm 600 kilogramë
Volkswagen I.D. R është për momentin makina elektrike më e mirë për gara, që me dy motorë prodhon 680 kuajfuqi dhe ka peshë prej 1,100 kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 2.25-sekonda dhe ka thyer rekord në Pikes Peak. Kjo makinë është ën shitje dhe mund ta blini, por do të kushtojë shumë.
Në anën tjetër, një kompani italiane i është qasur ndryshe makinës elektrike të garave, duke e bërë të fuqishme dhe të lehtë, por shumë më lirë.
Sipas Motor1, projekti është rezultat i bashkëpunimit të disa prodhuesve nga Puidgemont të Italisë.
Me dizajnin e Fabrizio Pepe, Spice-S SX1 që është parë deri më tani në disa imazhe, do të jetë i gjatë 3.8 metra dhe i gjerë 1.7 metra.
Materialet e përdoruara, do ta bëjnë Spice-X të peshojë vetëm 500 kilogram, që del të jetë EV më i lehtë ndonjëherë. Gjë që është tepër e vështirë, sepse prodhuesit ende nuk po ia dalin t’i lehtësojnë makinat elektrike.
Kompania nuk ka bërë të ditura detajet, por Motor1 ka bërë disa hulumtime, duke sjellë informata interesante.
Kjo makinë pritet t’i ketë dy motorë që prodhojnë nga 80 kuajfuqi, duka ia mundësuar të lëvizë me 160 kilometra në orë, deri në 210 kilometra në orë varësisht prej versionit. Ende nuk është bërë asnjë njoftim për çmimin, por thuhet se është i përshtatshëm për çdo blerës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Mercedes do të investojë miliarda euro në fabrikat e veturave elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit