Afër kopeve të gjedhëve apo bagëtive gjithmonë ka qëndruar një bari, i cili luante melodi duke përdorur fyellin si vegël muzikore.
Këtë melodi sot rrallë herë mund ta dëgjojmë, por në shtëpinë e Prenk Gjinit nga fshati Dol i Komunës së Gjakovës, tingujt e fyellit dëgjohen shpesh, jo ngase mban kope, por ato i punon vetë tash e gjashtë dekada.
“E kam mësuar nga babai zanatin si duhet të ndërtohet një fyell. Babain e kam pasur bari dhe ai kishte mësuar si punohet fyelli. Ai pastaj ma ka mësuar edhe mua. Të gjithë vëllezërit kemi mësuar si punohet fyelli”, thotë ai.
I moshuari tregon për RTV Dukagjinin se është ndër të rrallët që e ushtron këtë zeje, pasi sipas tij interesim për fyell më nuk ka.
“Ka pasur edhe fqinjë tjerë që janë marrë me këtë zanat po e kanë lënë, sepse fitimi është i vogël. Disa shokë të mi, që kanë ndërtuar fyellin janë nën dhe tashmë”.
Sipas tij, instrumentet shiteshin shumë dikur, por tash askush nuk po i blen edhe pse Prenku rrin në pazar gjithë ditën.
“Janë shit shumë më herët. Tash gjithë ditën rri në treg dhe nuk i blen kush, një apo dy më së shumti shiten”.
Ai thotë se në qytetet e mëdha ka shitje më shumë kur vijnë mërgimtarët.
“Dalë në Prishtinë, në Prizren kam shitur deri në 30 copa në ditë, kur po vijnë këta të huajt. Në Prishtinë as 20 nuk i kam shitur edhe pse është qyteti më i madh”, thotë Gjini, përcjell Telegrafi.
Zejtari tregon edhe për kohën që i merr ndërtimi i një fyelli.
“Kur kam qenë i ri për tri orë kam ndërtuar një fyell, tash as për gjashtë orë ndoshta nuk mund ta ndërtojë”.
Ai thotë se edhe çmimet janë të ulëta.
“Fyelli i madh kushton deri ne 15 euro, ndërsa të vegjlit kushtojnë 5 euro”, thotë Prenk Gjini, i cili shton se më mirë të punojë për 5 euro se të merret me punë të ulëta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?