LAJMI I FUNDIT:

Kinezja po e testonte BMW X1 të ri që kushton 45 mijë funte para auto-sallonit, në vend të pedalit të frenit shtypi atë të gazit – përplaset në murë (Video)

Kinezja po e testonte BMW X1 të ri që kushton 45 mijë funte para auto-sallonit, në vend të pedalit të frenit shtypi atë të gazit – përplaset në murë (Video)

Një grua në pjesën jugore të Kinës, derisa po testonte një veturë të re të markës BMW para autosallonit, në vend se të shtyp pedalin e frenit e prekë atë të gazit duke u përplasur me dyert e lokalit për të përfunduar brenda në mur.

Shoferja në të ’30-at po e shijonte vozitjen në veturën BMW X1 që kushton hiq më pak se 45 mijë funte, kur aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenit, duke krijuar tollovi dhe panik në një auto-sallon në qytetin Guangzhou, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e moskujdesit, dy punonjës të auto-sallonit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse shoferja dhe shitësi që ishin brenda veturës kanë shpëtuar pa as një gërvishtje.

Videoja e këtij incidenti të pazakontë e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur vetura përplaset me dyert e xhamit dhe më pas vazhdon duke lëvizur derisa përplaset në mur.

Kompania e sigurimeve të auto-sallonit është duke vlerësuar vlerën e dëmit, kurse gruaja e pafat është pajtuar të paguaj dëmin. Versioni hibrit që ajo e kishte vozitur të BMW X1 kushton hiq më pak se 45 mijë funte. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Krahasimi

Krahasimi

Për ta kuptuar këtë video duhet ta shikoni deri në fund

Për ta kuptuar këtë video duhet ta shikoni deri në fund

Interesante
Ligjërata

Ligjërata

Kalo në kategori