LAJMI I FUNDIT:

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk figurojnë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk figurojnë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë të radhitur në listën e Shangait, për universitetet më të mira në botë.

Në listën për radhitje akademike të universiteteve botërore për vitin 2018 që është publikuar sot, gjenden me mijëra universitete. Në vendin e parë për të 16-tën herë me radhë është Universiteti i Harvardit, në vendin e dytë Universitetiti i Stanford të SHBA-ve, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti i Cambridge të Britanisë së Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dhjetë universitetet më të mira janë: MIT (vendi 4), Berkoley (5), Princeton (6), Oxford (7), Columbia (8), Caltech (9) dhe Chicago (10).

Universiteti i Cyrihut që është në vendin e 19-të, mbetet më i mirë i ranguar nga universitetet e Evropës, ndërsa Universiteti i Kopenhagës është i dyti në Evropë, gjegjësisht i 29-ti në listën e Shangait.

I treti në Evropë është Universiteti Sorbona, që në listën e Shangait radhitet në vendin e 36-të.

Nga vendet e rajonit, më lartë të radhitur janë Universitetet në Beograd dhe Athinë, të cilët janë mes vendeve 300 dhe 400, ndërsa Universiteti i Ljubljanës, Selanikut dhe Universiteti Teknik i Athinës janë të pozicionuar mes vendeve 400 dhe 500.

Lista e Shangait çdo vit publikohet nga Universiteti “Tsiao Tong” nga Shangai dhe është një nga listat më me ndikim që radhit universitetet botërore.

Kriteret kyçe për rangimin e universiteteve mes tjerash janë, numri i punëve shkencore të publikuara në skenën ndërkombëtare, numri i fituesve të Çmimit Nobel dhe çmimeve tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori