LAJMI I FUNDIT:

Shpat Kasapi publikon këngën e re “Ndjenja e saj”

Shpat Kasapi publikon këngën e re “Ndjenja e saj”
Foto: Shpat Kasapi/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ndjenjën e saj” titullohet kënga e tij më e re, të cilën këngëtari e ka sjell të vizualizuar edhe me klip.

Kënga është ritmike-verore, dhe është punuar nga Anxhelo Koçi.


Foto: Shpat Kasapi/YouTube

Ndërkohë orkestrimi i është besuar kompozitorit Alsked Renja, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Ergys Shahu.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit InsideMedia.

Shpati vazhdon të jetë shumë aktiv në estradë me mbrëmje muzikore dhe prurje të shumta. /Telegrafi/