Instituti Demokratik i Kosovës në një raport për Kuvendin e Kosovës thekson se karakteristikë e këtij sesioni të punës ishte mungesa e kuorumit në votim. Nga të dhënat që ka KDI, vërehet se deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29% të votimeve, kurse partitë në pushtet kanë bojkotuar 19% të votimeve në Kuvend.
KDI thekson se kjo ka prodhuar ngecje në funksionin ligjvënës të Kuvendit, duke limituar në masë të madhe numrin e projektligjeve të miratuara, pasi që agjenda legjislative për 2018 deri tani është përmbushur vetëm 22%.
“Vetëm gjatë këtij sesioni janë 20 nga gjithsej 27 seancat e mbajtura gjatë periudhës janar – korrik që kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të mungesës së kuorumit në votim. Ka pasur raste kur seanca ka zgjatur deri në 3 muaj, e cila është përcjellë deri në 11 vazhdime”, thuhet në raport.
Sipas KDI-së, thirrja e seancave të reja pa përfundimin e seancave paraprake ka ndikuar në grumbullim të pikave të papërfunduara të rendit të ditës, dhe në efikasitetin e punës së Kuvendit.
Po ashtu në mungesë kuorumi në votime, është kthyer në praktikë që Kryesuesi i seancës në shumë raste të hedh në votim më shumë se një herë një pikë të caktuar.
“Në bazë të të dhënave që KDI ka nxjerrë nga pikat e që janë votuar, vërehet se deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29% të votimeve, kurse partitë në pushtet kanë bojkotuar 19% të votimeve në Kuvend. Nëse analizojmë sipas grupeve parlamentare, del që Lista Serbe është grupi parlamentar që kryeson listën për mospjesëmarrje në votim me 36%, e pasuar nga LDK dhe LVV me 35% respektivisht 25% të bojkotimit të votimeve”, thuhet në raportin e KDI-së.
KDI thekson se mospjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve.
“Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, neni 40, pika 1 obligon deputetët të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e trupave të tjerë ndihmës të Kuvendit, ku ata janë anëtarë. Po në të njëjtin ligj, gjegjësisht në neni 41, thuhet që deputetët që nuk marrin pjesë në seancë dhe punimet e tjera brenda Kuvendit do t’iu reduktohet paga bazë dhe kompensimet shtesë. Deputetë janë të obliguar të marrin pjesë dhe të shprehin qëndrimet e tyre me anë të votimit. Kjo përqindje është nxjerrë duke përpjesëtuar numrin e pikave të votimit në të cilat deputeti nuk ka votuar (deputeti ka qenë i pranishëm në seancë, por nuk ka votuar as PËR, as KUNDËR, as ABSTENIM), me numrin total të pikave të votimit ku deputeti ka qenë i pranishëm në sallë. Deputetët e Listës Serbe janë llogaritur si pjesë e partive në pushtet”, thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë