LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ministri norvegjez, nuk respektoi protokollet e sigurisë

Jep dorëheqje ministri norvegjez, nuk respektoi protokollet e sigurisë

Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg ka dhënë dorëheqje, pas kritikave të shumta, pasi ai nuk kishte informuar Qeverinë lidhur me disa udhëtime private në Iran dhe Kinë.

Sandberg ka pranuar se ka udhëtuar në korrik në Iran dhe në Kinë kishte qëndruar gjatë muajit maj. Ai ka thënë se për këto udhëtime, nuk e kishte njoftuar paraprakisht Zyrën e Kryeministres.

Sandberg, 58-vjeç, është zëvendëskryetar i partisë për Progres, që është parti me politika anti-migratore.


Ai ka pranuar, se gjatë udhëtimeve në Iran dhe Kinë – ku ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij – kishte pasur me vete telefonin e punës.

Në Norvegji, anëtarët e kabinetit qeverisës janë të obliguar që të njoftojnë paraprakisht Qeverinë lidhur me udhëtimet private jashtë vendit, pavarësisht se cilin vend do të vizitojnë.

Norvegjia po ashtu ndalon përdorimin e telefonave të lëshuar nga Qeveria në shtetet ku Norvegjia nuk ka bashkëpunim në fushën e sigurisë.

Pasi ishte kthyer nga Irani, Sandberg ishte urdhëruar që ta dorëzojë telefonin e tij të punës në shërbimin e inteligjencës, për t’u siguruar se telefoni nuk i është hakuar në Iran.

Norvegjia vazhdimisht liston Iranin në mesin e vendeve ku më së shumti kryhet spiunazh, së bashku me Kinën dhe Rusinë.

Sandberg, megjithatë, nuk ka dhënë asnjë arsye se pse ai ka shkelur protokollet e sigurisë së Qeverisë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori