Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik të vitit 2018. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100
Inflacioni mujor i matur në korrik 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor ishte 1.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin qershor 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (7.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.5%); perime (-5.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej
(-0.3 %) në IHÇK.
“Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (2.3%); qumësht, djath dhe vezë (4.7%); perime (12.2%); duhan (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet hoteliere (2.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK”, ka treguar ASK-ja.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira (-8.1%); veshje (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje shtëpiake (-2.5%); pajisje të telefonisë mobile (-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite