LAJMI I FUNDIT:

Në Obiliq u përurua qendra për pajisje me dokumente

Në Obiliq u përurua qendra për pajisje me dokumente

Është përuruar sot objekti ri i Qendrës për Pajisje me Dokumente e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, e ku do të mund të kryhen shërbimet e pajisjes me letërnjoftime, patentë shoferë dhe regjistrimi i veturave.

Shërbimi i gjendjes civile po ashtu do të vendoset në këtë qendër.

Në përurim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.


Dy zyrtarët institucionalë u shprehën se bashkëpunimi midis dy institucioneve që ata drejtojnë ka qenë i frytshëm dhe kjo qendër është rezultat i këtij bashkëveprimi.

“Ky do të jetë  investimi i parë pilot-projekt dhe të shohim në të ardhmen shërbimet e njëjta të ofrojmë në nivel të Republikës së Kosovës. Ky investim është investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, cili falë përkrahjes nga ana e Komunës së Obiliqit që i ka dhanë hapësirën, ne keni investuar 270 mijë euro”, tha ministri Gashi.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, shprehu mirënjohjen për këtë investim që do t’ju mundësojë qytetarëve të Obiliqit që t’i kryejnë të gjitha shërbimet në njëjtën qendër.

“Falënderoj shumë Ministrinë e Punëve të Brendshme, në këtë rast ministrin, sekretarin, drejtorin. Projekti ka filluar vitin e kaluar dhe fatmirësisht këtë vit u përmbyll. Kjo qendër ofron shërbime për të gjithë qytetarët e komunës tonë, nga certifikata deri te pasaporta dhe ky është modeli i parë në nivel vendi që qytetari i Obiliqit do t’i gjejë të gjitha shërbimet në një objekt”, ka thënë ai.

Objekti është ndërtuar afër ndërtesës së kuvendit komunal në Obiliq.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori