LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia po përgatitet për rrjetin 5G

Maqedonia po përgatitet për rrjetin 5G

Shpejtësi dukshëm më të madhe të shërbimeve të të dhënave në mënyrën e shfrytëzimit të internetit, produkteve të reja nga rrjetet mobile të operatorëve, zvogëlimin e numrit të deri tani 180.000 familjeve të regjistruara në të ashtuquajturat “zonat e bardha”- fusha në të cilat nuk ekziston mundësi për qasje të gjerë, e ka potencial për shfrytëzim.

Këto janë pjesë e përfitimeve nga vendosja e 5G teknologjisë në Maqedoni sipas planit të paralajmëruar operativ kombëtar për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta elektronike të komunikimit, njofton AIM.

Që të bëhet realitet kjo teknologji në shtet, në periudhën e ardhshme, së pari duhet të bëhet ndryshim i rregullativës dhe të hartohen rrjetet ekzistuese që të shfrytëzohen kapacitetet e lira me çka do të mundësohet që edhe sektori privat të investojë në teknologji të tilla dhe t’u ofrojë shërbime të reja qytetarëve.


Grupet e formuara të punës për planin kombëtar operativ nga fillimi janarit të këtij viti po punojnë në vërtetimin e problemeve për ndërtim të rrjeteve elektronike komunikuese, ndryshimet e nevojshme të ligjeve, e absorbojnë nevojën për nxitje dhe rritje të interesit të qytetarëve për shfrytëzimin e brodbendit, i analizojnë radio-frekuencat dhe serviset gjegjësisht shërbimet të cilat janë të lidhura me 5G.