LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sot shënohet 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Para 17 viteve në ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Maqedoni në vitin 2001.

Negociatat filluan në Shkup, e pastaj vazhduan në Ohër, ku përfunduan me parafimin e dokumentit më 10 gusht.

Tre ditë më vonë më 13 gusht të vitit 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno të Shkupit, Marrëveshjen kornizë e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM-së Lubço Georgievski dhe liderët e PDSH-së, Arbën Xhaferi, PPD-së Imer Imeri dhe i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.


Në cilësi të garantuesve, dukomentin, i cili është i njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, e kanë nëshkruar edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Leotar dhe James Perdew.

Marrëveshja e Ohrit e ka përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga pjesa më e madhe e partive nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime të ligjeve janë miratuar viteve të kaluara nga implementimi Marrëveshjes së Ohrit, prej të cilave pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskrimimin dhe përfaqësiumin e drejtë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mars të këtij viti me 64 vota “për”, asnjë kundër dhe të përmbajtur e miratoi Ligjin për gjuhët.

Me këtë ligj parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizatat, komisionet, personat juridikë, të cilët kanë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucioneve tjera, gjuhë zyrtare, krahas asaj maqedone dhe alfabetit të saj, të jetë edhe gjuha që e flasin të paktën 20 për qind të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetit të tij, gjuha shqipe.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori