LAJMI I FUNDIT:

Të duash apo të mos duash?

Të duash apo të mos duash?

Anita Killi, regjisore norvegjeze, shpalos historinë prekëse të dhunës në familje dhe idenë se çfarë e bën një vajzë të ndihet e pafuqishme.

Ajo u mundua gjatë gjithë karrierës të bënte një ndryshim thelbësor në mendësinë e shoqërisë me anë të armës së saj më të fortë – animacionit. Puna dhe talenti i saj bënë të jetë një nga animatoret dhe regjisoret më të famshme dhe më me influencë.

Duke u inspiruar nga Yuri Norstein dhe Michaël Dudok de Wit, solli veprat si “The Hedge of Thorns” që u cilësua si filmi norvegjez me më së shumti çmime ndërkombëtare; “Glasballen”, “Sirkel”, “Lávrasiid Áigi or Solens datter”, “Kongen som ville ha mer enn en krone” dhe “Langt, langt borte”.


Në një fjalim thotë se është më mirë të duash shumë dhe të humbësh sesa të mos duash fare. /Telegrafi/